Liveprooli i Jurgen Klopp sot mund të shpallet kampion i Ligës Premier pas 30 vitesh që sonte.
Por për këtë Liverpoolit i duhet një ‘asistim’ nga Chelsea që luan sot ndaj Manchester Cityt, por trajnerit gjerman Jurgen Klopp thotë se kjo ndeshje nuk i intereson shumë.
Trajneri i Liverpoolit e ka në dorë fatin e tij dhe i duhen vetëm dy pikë që ëndrra 30- vjeçare për titulli e 19-të kampion në Angli të bëhet realitet.
“Skuadra ishte fantastike. Djemtë luajtën sikur stadiumi të ishte plot. Ishte ndeshja më e mirë me kundër presing që kam parë pa tifozë. Ndeshje e mrekullueshme dhe rezultat i shkëlqyer”.
“Nuk e di as nëse do ta shoh ndeshjen Chelsea – City. Hera e fundit që e pash, përfundoi 3-0 dhe ishte humbje kohe”.
“Më pëlqen shumë sesi ata luajnë. Ne nuk mund të jemi si City”, ka thënë Klopp.
Liverpooli ka 86 pikë, 23 më shumë se sa Manchester City që ka 63. /Telegrafi/