Site icon Telegrafi

“Ndeshja me Anglinë, për tu shijuar – do të tentojmë diçka të veçantë në sulm” – Sylvinho flet për përballjen me “Tre Luanët”

Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho foli në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes me Anglinë. 

Tekniku kuqezi e cilësoi si një ndeshje shumë të vështirë, por në të njëjtën kohë edhe të këndshme. 

Sipas tij koha për përgatitje nuk është e nevojshme, por nuk ka vend për ankesa. 

“Kemi pasur probleme të vogla gjatë javës. Sot do të kemi stërvitjen e fundit, për të bërë vlerësimet për lojtarët. Në mbrojtje kemi opsione si Mihaj dhe Ajeti dhe ditën e ndeshjes do të bëjmë vlerësimet e fundit”. 

“Do të jetë një ndeshje e vështirë, por edhe e këndshme. Nuk kemi shumë kohë, por mendoj se kjo kohë duhet të mjaftojë për të përgatitur një ndeshje të tillë. Këto 2-3 ditët e fundit kemi menduar vetëm për Anglinë. Nuk ka mjaftueshëm kohë”.  

“Do të donim të bënim një stërvitje të gjatë. Të mos harrojmë se shpesh herë lojtarët vijnë të lodhur. Nuk duhet të ankohemi. Sot do të zhvillojmë stërvitjen e fundit dhe më pas do të vendosim për formacionin. 

“Ne e kemi studiuar Thomas Tuchelin dhe ekipin anglez. I pëlqen të luajë futboll. Janë 90 minuta për tu shijuar, por edhe duke e respektuar. Jemi të përqendruar dhe të përgatitur”, deklaroi Sylvinho. 

I pyetur për skemën, tekniku kuqezi deklaroi se sistemi nuk ka shumë rëndësi, ndërsa shtoi se do Kombëtarja do të tentojë të bëjë diçka të veçantë në sulm. 

“Tuchel është trajner i ri, por edhe fitues. Ka energji. Sistemi nuk ka shumë rëndësi. Janë një ekip i fortë, me cilësi fizike dhe teknike. Do tentojmë të bëjmë diçka të veçantë. Do tentojmë të bëjmë diçka të veçantë në sulm. Le ta shijojmë këtë ndeshje”. 

Konferenca për media e trajnerit Silvinjo & Gjimshiti para sfides me Anglinë

“Kam luajtur në Angli kohë më parë. E kuptojmë ritmin e lartë që ka futbolli anglez. Sa i përket ekipit kombëtar, ka lojtarë shumë të mirë dhe me cilësi. Ne duhet të punojmë me sulmin tonë. Me Anglinë nuk mund të luash portë më portë, sepse ritmi është ndryshe. Jemi përgatitur për ndeshjen nesër”, nënvizoi brenda Sylvinho. /Telegrafi/  

Exit mobile version