Telegrafi

Ndërtimtarët nga Kosova përfundojnë prapa grilave në Zvicër, përfituan qindra mijëra franga duke inskenuar aksidente

Dy shqiptarë nga Kosova kanë përfunduar prapa grilave në Zvicër pasi që të njëjtët kanë mashtruar shtetin helvetik duke inskenuar aksidente në rreth 20 raste.

Biznesmeni i ndërtimin me nënshtetësi zvicerane ka përfunduar prapa grilave pasi gjykata mendon se ai mund të arratiset ne Kosovë.

Ai dyshohet se ka mashtruar Fondin Zviceran të Sigurimit të Aksidenteve, i njohur si “SUVA”.

Ndërtimtari kishte raportuar në SUVA rreth 20 aksidente të dyshimta, duke arritur të përfitonte qindra e mijëra franga.

I akuzuari tjetër, një 33-vjeçar, po ashtu, nga Kosova, është dënuar për mashtrim.

Ai kryesisht inskenonte falimentime fiktive.

Siç raportohet nga mediat zvicerane, ngjarjet kishin ndodhur prej vitit 2010 deri 2016, kur ata kishin deklaruar rreth njëzet aksidente të dyshimta për të marrë përfitime të pajustifikueshme.

Në varësi të rastit, shumat e marra nga Suva variojnë nga afërsisht 1 mijë franga deri në 215 mijë franga.

Këto aksidente të supozuara kishin ndodhur në kantieret e ndërtimit në Zvicrën frëngjishtfolëse, por edhe gjatë qëndrimeve në Kosovë./Telegrafi/