Site icon Telegrafi

Ndërtimtarët duan punë (Foto)

Drejtues të kompanive ndërtimore dhe prodhuesve të materialin ndërtimor kanë protestuar të enjten duke kërkuar zhbllokim të dhënies së lejes për ndërtime të larta në Prishtinë.IMG_0016

Ata kanë thënë se si pasojë e mos dhënies së lejeve të ndërtimit kanë mbetur pa punë rreth 5000 punëtorë.

Ndryshe protesta e ndërtimtarëve kishte filluar duke mbyllur rrugën me makineri të rënda në hyrje të Prishtinës.

Ndërtimtarët kanë paralajmëruar se në protestë do të kërkojnë edhe shkarkimin e drejtorit të Urbanizmit, Liburn Aliu, dhe shefit të sektorit të Ndërtimeve në këtë komunë, Ergyn Hajredinaj. /Telegrafi/

Exit mobile version