Site icon Telegrafi

Ndërtimi i shkollës në Idrizovë, premtim i çdo fushate zgjedhore

Thuajse në çdo fushatë parazgjedhore, autoritetet lokale të Gazi Babës së Shkupit e vendosin në listën e prioriteteve zgjidhjen e problemit të mësimit shqip për fëmijët e Idrizovës, nga klasa e gjashtë deri në të nëntën. Autoritetet lokale thanë për Alsat se projekti për shkollën e re fillore në Idrizovë është i përfunduar dhe i dorëzuar si dokument planor në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Sipas tyre për çdo projekt dhe investimi kapital nevojitët periudhë më e gjatë kohore, ndërsa punët ndërtimore për shkollën në Idrizovë pritet të nisin në vitin 2022.

Edhe kryeministri Zoran Zaev kishte premtuar zgjidhjen e këtij problemi vitin e kaluar.

“Besoj që dokumentacioni projektues do të përfundoj së shpejti, do të sigurojmë dhe do të ridestinojmë fonde që menjëherë të filloj ndërtimi i shkollës që përgjithmonë, në vendin e banimit, fëmijët të mësojnë në gjuhën e tyre amtare. Aktivitete të tilla ndërmerren shpejtë edhe kur bëhet fjalë për numër më të vogël nxënësish ose edhe numër më të madhe”, deklaroi Zoran Zaev, kryeministër ( 05.10.2020).

Ndërkohë banorët e Idrizovës vlerësojnë se ndërtimi i shkollës së re në Idrizovë shfrytëzohet vetëm për pikë politike.

“Është shumë e rëndësishme për fëmijët sepse të gjithë mësojnë në Koloni, shkojnë në këmbë. Për shkak të gjendjes duhet të angazhohet ose prindi ose gjyshja. Gjithçka premtojnë dhe në fund asgjë nuk bëjnë. Këtu jemi të lënë pas dore”.

“Patjetër duhet të bëhet shkolla në fshatin Idrizovë. Me I dërgu në Koloni shumë larg është. Kur jam nuk mundem me I dërgu, shkojnë vet, dimrit shumë ftoft, si me I dërgu. Vetëm po na thonë se do të bëhet edhe kërkun hiç, po gënjejnë”.

Prindërit dhe nxënësit e fshatit Idrizovë më shumë se një dekadë kërkojnë mësim në gjuhën shqipe nga klasa e gjashtë e deri në atë të nëntë, në shkollën fillore “Njegosh” në Jurumleri. Në vitin 2019, Komuna e Gazi Babës refuzoi kërkesën për hapjen e paraleleve shqipe në këtë shkollë. Më pas mori vendim për ndërtimin e një shkolle të re në Idrizovë ku do të mësonin të gjithë fëmijët e fshatit. Mirëpo vendimi për shkollë të re mbeti vetëm në letër.

Exit mobile version