Telegrafi

Ndërtimet rreth Liqenit të Badovcit, kallëzimi penal i dorëzuar nga shoqëria civile kundër MMPH-së (Dokument)

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS); Balkan Green Foundation (BGF); Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP); Instituti GAP, kanë dorëzuar kallëzimin penal ndaj Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), për veprimet e tij lidhur me rastin e ndërtimeve në hapësirën e Liqenit të Badovcit.

Kallëzimi penal është ngritur për veprat penale “lejimi i kundërligjshëm i ndërtimit apo drejtimit të fabrikave dhe instalimeve që ndotin mjedisin” e paraparë në Nenin 340,par.1, lidhur me nenin 28, par. 1 të KPK; “Mashtrimi” nga nenin 323 I KPK-së; “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 i KPK-së”.

Drejtoresha e Grupit për Studime Juridike dhe Politike, Arbëresha Loxha ka thënë se kanë dorëzuar kallëzimin penal ndaj sekretarit të MMPH-së duke pas për bazë se zyra e sekretarit të MMPH-së e ka obliguar Drejtorinë e Urbanizmit të komunës së Prishtinës kundërligjshëm kërkesën për kushtet ndërtimore.

Lexoni të plotë kallëzimin penal të organizatave civile kundër MMPH-së /Telegrafi/