Telegrafi

Ndërtimet pa leje, Prokuroria e Pejës ngrit aktakuzë ndaj 25 zyrtarëve komunalë

Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur aktakuzë kundër 25 zyrtarëve komunalë, të dyshuar për veprën penale “keqpërdorim i pozitës zyrtare”.

Të njëjtit dyshohen për ndërtime pa leje në komunat që janë në kompetencë territoriale të kësaj prokurorie.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

Ai ka bërë të ditur se në dy vitet e fundit janë arrestuar 30 zyrtarë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i pozitës zyrtare”.

“Në rast se gjykata e shpall fajtor ndonjë nga personat e përfshirë në aktakuzë, pritet edhe rrënimi i objekteve pa leje”, ka thënë Nikçi. /Telegrafi/