Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur aktakuzë kundër 25 zyrtarëve komunalë, të dyshuar për veprën penale “keqpërdorim i pozitës zyrtare”.
Të njëjtit dyshohen për ndërtime pa leje në komunat që janë në kompetencë territoriale të kësaj prokurorie.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.
Ai ka bërë të ditur se në dy vitet e fundit janë arrestuar 30 zyrtarë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i pozitës zyrtare”.
“Në rast se gjykata e shpall fajtor ndonjë nga personat e përfshirë në aktakuzë, pritet edhe rrënimi i objekteve pa leje”, ka thënë Nikçi. /Telegrafi/