Telegrafi

Ndërtimet pa leje, pezullohet shefi i policisë në Tiranë

Foto: Ilustrim

Pezullohet nga detyra shefi i Komisariatit numër një në Tiranë, Bujar Mehmeti, për shkak të ndërtimeve pa leje.

Bashkë me të, është pezulluar nga detyra edhe shefi i Postës policore në Farkë Flamur Sula. Përgjegjësive nuk i kanë shpëtuar as nënkomisar Alban Ramaj dhe inspektori Nazmi Karreçi.

Pezullimet i vijnë pas zbulimit të pallatit 8-katësh pa leje në zonën e Liqenit të Thatë, por edhe deklaratave të kryeministrit për ndërtimet pa leje.

Sipas burimeve të A2 CNN, Agjencia e mbikëqyrjes policore ka vendosur 30 ditë pezullim.