Site icon Telegrafi

Ndërtesa të shumta britanike u ndriçuan në kujtim të viktimave të gjenocidit të Srebrenicës

Ndërtesa të shumta në Mbretërinë e Bashkuar u ndezën në kujtim të viktimave të gjenocidit të Srebrenicës.

Në prag të 26 vjetorit të gjenocidit të Srebrenicës, ndërtesat në Britaninë e Madhe, më saktësisht në Uells dhe Angli, u ndezën me të gjelbër në kujtim të viktimave të gjenocidit serb në Srebrenicë.

Kjo iniciativë u nis nga organizata “Duke kujtuar Srebrenicën”, një organizatë bamirësie nga Britania e Madhe që mbron shtypjen e urrejtjes, intolerancës dhe ruajtjen e kujtimit të të gjitha viktimave të gjenocidit në Srebrenicë në vitin 1995.

Prandaj, çdo vit, organizata organizon aktivitete të shumta në prag të përkujtimit të përvjetorit të gjenocidit, por edhe më 11 korrik vetë, i cili ruan kujtimin e qytetarëve të vrarë të Srebrenicës dhe vendeve të tjera përreth.

Lexo po ashtu Ambasadori serb i Bosnjës në SHBA në linjë me Dodikun - nuk do ta ulë flamurin shtetëror shkaku i Srebrenicës

Këtë vit, ata kanë organizuar më shumë se një mijë aktivitete në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar duke përfshirë shkolla, salla të qytetit, universitete, xhami, sinagoga dhe kisha që janë ndezur në të gjelbër në kujtim të të gjitha viktimave.

Ndër të tjera, me rastin e kujtimit të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë, ndërtesa të tilla, si Këshilli i Qytetit të Cardiff, Kalaja e Durhamit dhe shumë vende të tjera janë ndriçuar në Britaninë e Madhe këto ditë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version