Site icon Telegrafi

Ndërtesa e famshme në New York kaplohet nga zjarri, njeriu më i pasur në botë pagoi për të 16 miliardë dollarë – investoi 500 milionë për rinovim

Në New York, ka shpërthyer një zjarr në ndërtesën e famshme “Tiffany & Company” në Fifth Avenue në Manhattan, e cila u rinovua së fundmi.

Daily Mirror bën të ditur se ende nuk dihet shkaku i zjarrit dhe se nuk ka të lënduar, transmeton Telegrafi.

Pamjet e postuara në Twitter tregojnë zjarrfikësit e New Yorkut, duke u përpjekur të shuajnë zjarrin.

Ndërtesa u rihap për publikun në prill pas një rinovimi të gjatë dhe të shtrenjtë, dhe hapja u ndoq nga yje si Katy Perry, Hailey Bieber dhe Blake Lively.

Kompania “LVMH”, e cila zotëron marka luksoze të modës botërore, e bleu këtë ndërtesë në vitin 2021 për 16 miliardë dollarë.

Është vlerësuar se pronari i saj Bernard Arnault, aktualisht njeriu më i pasur në botë, ka investuar 500 milionë dollarë shtesë.

Forbes vlerëson pasurinë e Arnos në 211 miliardë dollarë. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version