Në 20 lokacione në Shkup do të mbijnë kioskat barok.
Organet kompetente të qytetit të Shkupit kanë publikuar shpallje për miratimin e të drejtës dhe dhënien e lejes për vendosjen e pajisjes urbane – objekte që montohen dhe çmontohen përmes ankandit me gojë.
Siç bëjnë të ditur burimet e Telegrafi Maqedoni, ata kanë kërkuar të interesuar për vendosjen e pajisjes urbane për periudhë 15 vjeçare.
Në shpallje theksohet që qiramarrësit e hapësirës do të mund të kryejnë veprimtarinë „restorante dhe objekte tjera për përgatitje dhe shërbim të ushqimit si veprimtari kryesore “.
Kriteri bazë për përzgjedhje do të jetë oferta më e lartë, ku çmimi fillestar i shpalljes publike nuk mund të jetë më i vogël se 15 denarë në ditë për metër katror, ndërsa në shpallje nuk është qartësuar sa do të jetë sipërfaqja e lokacioneve për pajisjet urbane dhe nëse 20 kioskat e planifikuar janë identike ose ka sipërfaqe të ndryshme.
Sipas Departamentit për rregullimin e tokës ndërtimore të Qytetit të Shkupit, kioskat do të jenë të ngjashëm me ata që i ka vendosur Ministria për transport dhe lidhje.
Në shpallje mund të paraqiten të gjithë personat fizik dhe juridik të vendit dhe nga jashtë që janë të regjistruar për kryerjen e veprimtarisë „restorante dhe objekte tjera për përgatitje dhe shërbim të ushqimit si veprimtari kryesore“./Telegrafi