Site icon Telegrafi

Ndërtesa 20 katëshe përfshihet nga zjarri në Londër, lëndohet një grua me të birin

Një grua dhe djali i saj kanë përfunduar në spital, pasi u lënduan mbrëmë në zjarrin që përfshiu ndërtesën 20-katëshe në pjesën jugperëndimore të Londrës.

Tre persona ishin larguar nga apartamenti pasi ishte përfshirë nga zjarri, e 50 tjerë vendosën të largohen pak para se të mbërrinin ekipet e zjarrfikësve, transmeton Telegrafi.

Siç raporton Independent, në vendin e ngjarjes u dërguar 70 zjarrfikës dhe dhjetë mjete të tyre për fikjen e zjarrit me të cilat arritën të lokalizojnë zjarrin.

Deri më tani mbetet të panjohur shkaqet që çuan deri të shpërthimi i zjarrit, në anën tjetër policia është duke intervistuar banorët. /Telegrafi/

 

Exit mobile version