Telegrafi

Ndërsa kritikoi banoret për paraqitjet pa reçipeta, Shota Baraliut i publikohet një fotografi tërësisht e zhveshur në pjesën e sipërme

Një debat i ashpër u bë mbrëmë (e hënë) ndërmjet aktores Shota Baraliu dhe këngëtares Ana Kabashi.

Kjo pasi artistja nga Suhareka kritikoi vajzat për veshjet e tyre, duke thënë se nuk po i pëlqen fakti që ato po shfaqen vazhdimisht pa sytjena.

Ajo madje theksoi se nuk mund të bëjë ndonjë bisedë serioze me vajzat nëse shfaqen të tilla.

Foto: Screenshot/Instagram

Kjo ngjalli reagim të madh te banorët e tjerë, e madje edhe te opinionisti Olti Curri, i cili ia kujtoi hyrjen e saj në spektakël me fustanin e kuq tërësisht pa të brendshme.

Lexo po ashtu Shota Baraliu 'thumbon' sërish Ana Kabashin: Lexonte libër me syze, as fakultet s’ka kryer

E një reagim u bë edhe nga prezantuesja Aulona Musta, që mes tjerash postoi edhe një imazh nudo të Shotës në InstaStory.

Foto: Screenshot/Instagram

“Edhe këtë kishim mangut tani…detyrim përcaktim për të veshur reçipeta me zor se vihet Shota në siklet”, nis postimi i Mustës.

“E morët vesh? Shota ka problem me faktin që vajzat veshin kanatjere pa reçipeta poshtë, sepse vihet në siklet…Shota është kjo do të thotë”, thekson më tej ajo. /Telegrafi/