Vëllai i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi, Azem Krasniqi, ka ndërruar jetë sot.
Familja e tij ka njoftuar në rrjete sociale se ceremonia e varrimit të të ndjerit do të bëhet nesër në varrezat e lagjes “Llokme” në Negroc – ora 17:00.
Nuk dihet nëse në varrim do të merr pjesë Jakup Krasniqi, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë.