Ka ndërruar jetë në ditën e djeshme 23-vjeçari Florenc Beqiraj, i cili u masakrua ditë më parë në një burg, në Marsejë.
I ndjeri kishte përfunduar në burg, për shkak të ndalesës nga autoritetet franceze, të cilat e kishin zënë pa mjet identifikimi.
Këtë të premte atij iu hoqën aparaturat që e mbanin atë në jetë, në spitalin Nord të Francës.
Ai kishte qëndruar prej një jave atje në gjendje kome.
Ndërkohë, lidhur me rastin kanë reaguar edhe shumë prej fytyrave publike, të cilët kanë shprehur ngushëllimin e tyre lidhur me këtë rast mjaft të paprecedentë.
Ndër ta, është edhe reperi Noizy, i cili në një fotografi të hedhur në Instagram, ka shkruar: “Vllai Jonë Florenci Tashmë ndrroj jetë, ndihem i tradhtuar nga shume njerëz me pushtet në Shqipëri, shpirti ne paqe Lil bro”.
Kjo revoltë vjen për shkak të apelit për ndihmë që iu prej një jave për t’i dalë në ndihmë të riut në fjalë, ndërkohë që pak nga politikanët e morën parasysh si rast. /Telegrafi/