Site icon Telegrafi

Ndërron jetë polici shqiptar në orarin e punës, sindikata ngre akuza për neglizhencë dhe paralajmëron protestë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgun e Shënkollit në Lezhë, ku një polic i këtij institucioni ka ndërruar jetë si pasoj e problemeve me zemrën gjatë kohës që ishte në punë.

Pas ngjarjes ka reaguar sot Sindikata e Shërbimeve Policore të Shqipërisë.

Në një njoftim në rrjetet sociale, sindikata ka akuzuar drejtuesit e burgut se nuk e kanë lejuar 62-vjeçarin Gjovalin Frroku të shkojë në spital për ndihmë të specializuar pa përfunduar orarin e punës.

“Zemra nuk pret mbarimin e shërbimit dhe burokracitë e eprorëve”, thuhet në reagimin e sindikatës, sipas së cilës, 62-vjeçari ka kërkuar ndihmën e urgjencës që është mjaftuar vetëm me një kontroll rutinë.

Ndërkohë, sindikata ka paralajmëruar edhe protesta për gjendjen e punonjësve të policisë.

“Vdekjet dhe problemet shëndetësore nuk kane të sosur ne Policinë e Burgjeve dhe punonjësit me të drejtë kërkojnë që sa më parë të reagojmë me protestë para institucioneve në Bulevardin e Tiranës”, ka thënë sindikata. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version