Policia e Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës – QKUK, ka ndërruar jetë personi i cili ishte goditur ditë më parë nga një veturë në Zhur të Prizrenit.
Vdekja e viktimës u konstatua nga mjeku.
“Është raportuar se me datën 09.06.2023 rreth orës 13:30 viktima mashkull kosovar i cili kishte qenë duke u trajtuar në QKUK për shkak të lëndimeve që kishte pësuar nga goditja e veturës në oborrin e shtëpisë së tij, ka ndërruar jetë. Vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku”, bëri të ditur Policia.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës u dërgua në IML për obduksion./Telegrafi/