Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka raportuar se në QKUK ka ndërruar jetë mbesa e tij viktima femër kosovare e mitur, e cili ishte duke u trajtuar që tre javë.
Rasti është raportuar të hënën në orën 11:00.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në QKUK ka ndërruar jetë mbesa e tij viktima femër kosovare e mitur, e cili ishte duke u trajtuar që tre javë”, thuhet në raport.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore ndërsa, me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. /Telegrafi/