Site icon Telegrafi

Ndërron jetë nga coroanvirusi ish-trajneri i Shqipërisë, Oto Bariç

Është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare ish-trajneri i Shqipërisë, Oto Bariç.

Ish-tekniku veteran i futbollit kroat dhe evropian vdiq prej coronavirusit në një klinikë të Dubvravës.

Ai e mbylli karrierën si trajner në vitet 2006-207 me Shqipërinë.

Bariç pati një karrierë të pasur në 43 vite duke stërvitur ekipe në Kroaci si: Dinamo Zagrebin, Lokomotivën; në Austri stërviti LASK-un, Rapid Vjenën, Sturm Grazin.

Bariç stërviti dhe kombëtare Austrinë, Kroacinë dhe karrierën e mbylli me Shqipërinë.

Bariç drejtoi Kroacinë në Kampionatin Evropian në vitin 2004. Ai pasoi gjermanin Hans Peter Brigel te Shqipëria dhe drejtoi ekipin kuqezi në eliminatoret e EURO 2008.

Exit mobile version