Telegrafi

Ndërron jetë në spital i moshuari i kafshuar nga qeni pitbull në Durrës

Foto: Ilustrim

Një 84-vjeçar i cili u sulmua nga një pitbull pasditen e 2 nëntorit ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit. Pronari i cili braktisi qenin është arrestuar.

44-vjeçari Armand Lala, banor i komunitetit rom nga Berati, jetonte në një shtëpi të marrë me qira, ku brenda kishte 3 qen të rracës pitbull.

Lexo po ashtu Pitbulli sulmon 84-vjeçarin në Durrës, arrestohet i zoti i qenit pasi e kishte lënë të lirë në qytet

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh identifikuan dhe arrestuan pronarin e kafshës (qen i llojit Pitbull), shtetasin A. L., 44 vjeç, banues në lagjen nr. 13, për veprën penale “Braktisja e kafshës të shoqërimit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/