Një 60-vjeçar ka gjetur vdekjen këtë të diel në qytetin e Korçës ndërsa është gjetur në gjendje të rëndë në një rrugë të qytetit.
Dyshohet se ai ka qenë i dehur dhe ka kaluar natën në atë gjendje, ku më vonë është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, por nuk ka mundur të mbijetojë.
60-vjeçari ka ndërruar jetë në orët e paradites në spitalin e Korçës ndërsa policia po kryen veprimet e mëtejshme lidhur me rastin./Euronews Albania