Telegrafi

Ndërron jetë i moshuari pasi i vuri vetes flakën në Shijak

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të mërkurën në Shijak, ku një 67-vjeçar i kanë vënë flakën vetes dhe ka ndërruar jetë.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:15, në oborrin e banesës, viktima dyshohet se është spërkatur me lëndë djegëse benzinë dhe i ka vënë flakën vetes.

67-vjeçari u dërgua në Repartin e Djegieve ne Tiranë, por me gjithë ndihmën e dhënë, ka ndërruar jetë.

Viktima ishte banor i lagjes “Kodër”në Shijak. Për këtë ngjarje dyshohet se i moshuari kishte patur probleme psikologjikë, ndërkohë që familjarët kanë thënë se ai vuante nga depresioni prej disa vitesh. /Telegrafi/