Christine Mcvie, këngëtarja dhe tekstshkruesja britanike që u bë pjesë e “Fleetwood Mac”, ka vdekur në moshën 79-vjeçare.
Vdekja e saj është bërë e ditur në një deklaratë zyrtare nga grupi në rrjetet e tyre sociale.
“Nuk ka fjalë për të përshkruar trishtimin tonë për ndarjen nga jeta të Christine McVie. Ajo ishte vërtet unike, e veçantë dhe e talentuar jashtë mase. Ajo ishte muzikantja më e mirë që dikush mund të kishte në grupin e tyre dhe shoqja më e mirë që dikush mund të kishte në jetë”.
— Fleetwood Mac (@fleetwoodmac) November 30, 2022
“Ne ishim shumë me fat që patëm një jetë me të. Individualisht dhe kolektivisht, e vlerësojmë thellësisht Christine dhe jemi mirënjohës për kujtimet që kemi. Do të na mungojë shumë”, thuhet në deklaratë.
Christine Perfect iu bashkua Fleetwood Mac në vitin 1970 dhe ishte pjesë e një prej grupeve më të mëdha rock të skenës britanike, duke qenë kompozitore e disa prej hiteve më të mëdha të grupit si: “Don’t Stop”, “You Make Loving Fun”, ” Hold Me”, “Little Lies” dhe “Over My Head”.
I’m saddened by the passing of Christine McVie. “Don’t Stop” was my ’92 campaign theme song – it perfectly captured the mood of a nation eager for better days. I’m grateful to Christine & Fleetwood Mac for entrusting us with such a meaningful song. I will miss her. pic.twitter.com/UPUvpDWRZB
— Bill Clinton (@BillClinton) December 1, 2022
Deri në vitin 1977, me albumin e tyre “Rumours”, ata arritën sukses ndërkombëtar dhe fituan “Grammy” për “Record of the Year”. /Telegrafi/
Rest In Peace Christine McVie pic.twitter.com/sJwlqgsBLw
— Christine McVie (@christine_mcvie) November 30, 2022