Pasditen e sotme ka ndërruar jetë hit-këngëtari i njohur pejan e kosovar Eduard Meraku, i njohur si Edi king.
I ndjeri ka ndërruar jetë në moshën 65 vjeçare, ndërsa mendohet të ketë pësuar sulm kardiak, shkruan Njëshi.
Lajmi për vdekjen e tij, konfirmohet nga miq dhe bashkëpunëtorë muzikor të të ndjerit.
Edi King padyshim që do mbetet gjurmë e pashlyer në historinë muzikore.
Për vdekjen e këngëtarit të njohur nga Peja, kanë shprehur ngushëllime mbarë komuniteti artistik.