Telegrafi

Ndërron jetë ish ministri i jashtëm gjerman Klaus Kinkel, njeriu që propozoi themelimin e Tribunalit të Hagës

Shefi i spiunazhit, ministri i Drejtësisë, ministri i Jashtëm, zëvendëskancelari – dhe jo vetëm: Klaus Kinkel gëzonte një karrierë të gjatë dhe të shquar politike. Të hënën, ai vdiq në moshën 82 vjeçare.

Siç shkruan DW, përcjell Telegrafi, Kinkel shërbeu si diplomati më i lartë i Gjermanisë nga viti 1992 deri në vitin 1998.

Midis 1979-1982, ai ishte gjithashtu shefi i Shërbimit Informativ Federal, përpara se të shkonte në Ministrinë e Drejtësisë për gati një dekadë.

Udhëheqësi i FDP-së, Christian Lindner, e vlerësoi të martën Kinkelin si një “njeri të drejtë dhe të përulur dhe me karakter”.

“Vdekja e Klaus Kinkel më prek, ai ishte një njeri i ndershëm dhe i përulur, këshillat cilësore të të cilit unë i vlerësoja shumë. Kam shumë për ta falënderuar”, shkroi Lindner në Twitter.

Një ish-zëvendëskancelar midis 1993-1998 në qeverinë e Helmut Kohl, Kinkel la shenjë në politikën gjermane gjatë një karriere të shërbimit publik që përfshin gati katër dekada.

Siç shkruan klix.ba, përcjell Telegrafi, Kinkel është i njohur për deklaratën se ndjen bashkëpërgjegjësi për tragjedinë që ndodhi në Srebrenicë, sepse ai nuk mund të bënte asgjë për ta parandaluar atë.

Po sipas këtij mediumi, ndërsa Ministri i Jashtëm gjerman, ai ishte i pari që propozoi themelimin e një gjykate për të trajtuar krimet e luftës në ish-Jugosllavi, pas së cilës u formua Tribunali i Hagës. /Telegrafi/