Këngëtari i njohur i skenës shqiptare, Ermal Fejzullahu, është mjaft aktiv dhe i ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.
Ai vazhdimisht ndan imazhe e video të ndryshme, ndërsa nuk mungon as me informacione qoftë për muzikën apo jetën e tij personale.
I njëjti së fundmi përmes një postimi të ndarë në InstaStory ka njoftuar fansat se ka ndërruar jetë gjyshja e tij.
“Lamtumirë gjyshe”, ka qenë mbishkrimi i fotografisë.
Në anën tjetër, fotografinë e njëjtë e ka publikuar edhe Nera Fejzullahu, duke i dhënë lamtumirën nënës së saj.
“Lamtumirë nënë”, shtoi ajo.
Ermali përndryshe ka kohë që nuk ka qenë aktiv në muzikë me ndonjë prurje të re. /Telegrafi/