Telegrafi

Ndërron jetë Danny Havoc, dy muaj pas vdekjes së bashkëshortes – yjet e WWE shprehin ngushëllime

Danny Havoc (Foto: Twitter/GameChangerWrestling)

Ylli i mundjes spektakolare, Danny Havoc, ka ndërruar jetë në moshën 45 vjeçare. Ai ishte mjaft i njohur në Game Changer Wrestling dhe Combat Zone Wrestling.

Vdekja e tij ka ardhur vetëm dy muaj, pasi bashkëshortja Brianne Morrow kishte vdekur si pasojë e pamjaftueshmërisë së zemrës më 4 prill.

Personalitete të njohura nga WWE dhe AEW i kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për të shprehur ngushëllime lidhur me vdekjen e Havoc, emri i vërtetë i të cilit ishte Grant Berkland.

“Me zemër të thyer, familja GCW mban zi për humbjen e Grant Berkland, i njohur si Danny Havoc. Danny ishte një person jashtëzakonisht i talentuar, inteligjent, i dashur dhe i çiltër”, thuhet në postimin e Game Changer Wrestling.

Havoc ka lindur dhe është rritur në Cylinder të Iowas, ku edhe kishte mësuar mundjen, para se të bëhej legjendë në Combat Zone Wrestling, duke fituar tituj të shumtë.

Lexo po ashtu Momentet e fundit tragjike të yllit të WWE, Gaspard e hodhi djalin e tij në drejtim të ekipeve të shpëtimit dhe më pas është mbytur në ujë

Ky është një tjetër lajm i hidhur në industrinë e WWE-së, pasi Shad Gaspard u mbyt në ujë në Kaliforni para dy javësh. /Telegrafi/