Telegrafi

Ndërron jetë i aksidentuari në natën e Vitit të Ri

Një person ka vdekur dje në QKUK, si pasojë e plagëve të marra më 31 dhjetor në një aksident trafiku i cili kishte ndodhur në rrugën Prishtinë-Podujevë, konkretisht në fshatin Penuhë.

Policia thotë se në aksidenti ishin përfshirë tri automjeteve, me tabela vendore dhe me vozitës meshkuj, ku lëndime të rënda trupore kishte pësuar njëri nga vozitësit, i cili pas aksidentit është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, i cili dje ka ndërruar jetë.

Me vendimin e prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim