Telegrafi

Ndërron jetë 60-vjeçari në spital, u aksidentua bashkë me dy të tjerë një ditë më parë në Tiranë

Ka ndërruar jetë një prej personave të aksidentuar një ditë më parë nga 29-vjeçarja Elinta Garo.

Begzan Hysa nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra, nga aksidenti i ndodhur në kryeqytet, afër zonës që njihet si “Kodra e Diellit”.

Lexo po ashtu Arrestohet 29-vjeçarja që aksidentoi tre këmbësorë në Tiranë

Ndërsa, më herët gjatë ditës së sotme, është bërë i mundur arrestimi i drejtueses së mjetit, Elita Garos.

Ajo aksidentoi edhe dy këmbësorë të tjerë, të cilët u dërguan në spital për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. /Euronews Albania/