Ka ndërruar jetë një prej personave të aksidentuar një ditë më parë nga 29-vjeçarja Elinta Garo.
Begzan Hysa nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra, nga aksidenti i ndodhur në kryeqytet, afër zonës që njihet si “Kodra e Diellit”.
Ndërsa, më herët gjatë ditës së sotme, është bërë i mundur arrestimi i drejtueses së mjetit, Elita Garos.
Ajo aksidentoi edhe dy këmbësorë të tjerë, të cilët u dërguan në spital për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. /Euronews Albania/