Site icon Telegrafi

Ndërron jetë 34-vjeçari nga Mirdita, ra në kontakt me rrymën elektrike

Një 34-vjeçar ka ndërruar jetë në fshatin Sheshaj të Mirditës pasi ra në kontakt me rrymën elektrike kur po punonte për shtrimin e kabllorit.

Viktima është Aurel Dedaj, banues në Prosek të Mirditës.

Nga shërbimet e Policisë është shoqëruar në komisariat administratori i kompanisë, shtetasi F.R.,34 vjeç, banues në Rrëshen, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Exit mobile version