Site icon Telegrafi

Ndërron jetë 13 vjeçari që u alivanos në pishinën e Gërmisë

Fëmija 13-vjeçar që ishte alivanosur në pishinën e Gërmisë këtë të shtunë, ka vdekur në QKUK.

Rasti është konfirmuar doktoresha e Klinikës Emergjente Nerxhivane Halimi.

Pas ndihmës së parë, 13 vjeçari ishte dërguar në Qendrën Klinike Universitare, për tretman të mëtejmë mjekësor, por ka ndërruar jetë rreth orës 16:00.

Lexo po ashtu U gjet pa shenja jete, një 13 vjeçar shpëtohet në Gërmi

Sipas mjekëve që është raportuar sot gjatë ditës, ai në ambulancë ishte dërguar pa shenja jete dhe pa puls, por që kishin arritur t’ia rikthejnë pulsin.

Kryeshefja e Ndërmarrjes Publike “Sport Marketing”, Mirlinda Sopi Krasniqi, ka thënë se fëmijës i ka rënë të fiktë si pasojë e temperaturave të larta, duke u rrezuar në platon e pishinës.

Sipas familjarëve, fëmija po ashtu kishte probleme shëndetësore dhe se para disa ditëve kishte pasur ndërhyrje në zemër.

Ndërkaq, me rastin tashmë është duke u marrë mjekësia ligjore. /Telegrafi/

Exit mobile version