Site icon Telegrafi

Ndërroi mbiemrin për të luajtur në Evropë

Mendurim Hoti hezitonte të fliste në lidhje me ndërrimin e mbiemrit.

Thoshte se është histori që i përket së kaluarës. Por pak insistim dhe ai nis të flasë në “vija të trasha” për këtë histori.

Tregon se si kishte ndërruar mbiemrin nga Hoti në Olluri, shkruan sot “Koha Ditore”.

Tri vite më parë, Hoti kishte marrë mbiemrin e menaxherit, Adam Olluri. Thotë se kishte arsye që kishte vendosur të “birësohej” në moshë të rritur.

“Në tri vitet e fundit nuk jam njohur si Mendurim Hoti, por si Mendurim Olluri. Menaxheri, Adam Olluri, ka shprehur dëshirë që të më birësojë, pasi, sipas tij, ishte e vetmja mënyrë që unë të fitoj ndonjë kontratë në ndonjë ekip të huaj”, tregon Hoti.

Exit mobile version