Sot, papritmas ka ndërruar jetë punëtorja e Telegrafit, Qendresa Rashiti-Hulaj.
Qendresa ndërroi jetë në moshën 29 vjeçare, pas një sulmi në zemër. Ajo ishte e martuar dhe nënë e një vajze.
Me ikjen e hershme në amshim të Qendresës, Telegrafi mbeti pa punëtoren e shkëlqyeshme dhe pa kolegen shembullore.
Varrimi i të ndjerës bëhet nesër (e diele) në orën 13:00 në varrezat e fshatit Prejlep të Deçanit.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes Rashiti dhe Hulaj. /Telegrafi/