Policia e Kosovës njoftoi se të hënën ka ndërruar jetë N.N, i cili para katër ditësh ka tentuar të bëj vetëvrasje me preparate kimike.
Sipas policisë personi në fjalë ka tentuar të bëjë vetëvrasje me preparate kimike më 23 dhjetor në Lipjan.
Ndërkaq, më pas ai është dërguar në Spitalin Amerikan ku edhe ka ndërruar jetë.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.