Telegrafi

Ndërroi jetë në vendin e punës, policia e cilëson si të dyshimtë vdekjen e regjisores Berisha

Policia e Kosovës e ka cilësuar si ‘vdekje të dyshimtë’, vdekjen e regjisores së njohur kosovare, Burbuqe Berisha.

Në raportin 24 orësh të policisë janë dhënë disa detaje rreth vdekjes së Berishës, e cila në momentet e fundit të jetës ndodhej në Ministrinë e Kulturës.

Sipas njoftimit, vdekjen e Burbuqes e ka konstatuar mjeku kujdestar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.

Burbuqe Berisha (Foto: Facebook)

“VDEKJE E DYSHUAR. Viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në zyrën e saj në Ministrinë e Kulturës. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

Varrimi i të ndjerës do bëhet gjatë ditës së sotme (e enjte) në varrezat e qytetit në Prishtinë.

Lexo po ashtu Sot varroset regjisorja Burbuqe Berisha

Fillimisht do mbahet një mbledhje komemorative në nderim të jeës dhe veprës së saj, e më pas do bëhen homazhe në Teatrin Kombëtar. /Telegrafi/

Burbuqe Berisha (Foto: Facebook)