Site icon Telegrafi

Ndërroi jetë gazetari Hivzi Krasniqi

Pas një sëmundje të shkurtër mbrëmë (e premte) në Prishtinë ka ndërruar jetë  gazetari i njohur kosovar, Hivzi Krasniqi.

Hiviziu kohë më parë ishte pensionuar, duke  përfunduar karrierën e tij të gazetarit në Radio Kosovë.

Ai një kohë kishte punuar edhe në Radio Dukagjini, në studion në Prishtinë, e për pak kohë edhe në fillimet e punës së RTV 21.

Përveç si radio gazetar Hivziu ishte edhe autor i teksteve të këngëve, duke lënë pas vete mbi 1,000 tekste të këngëve hit.

Hivzi Krasniqi ka ndërruar jetë mbrëmë në Prishtinë ndërsa lamtumira e fundit do t’i jepet në vendlindjen e tij, në Pejë. /Telegrafi/

Exit mobile version