Portali SDK bën të ditur se të akuzuarit e lëndës ”Titanik” të PSP-së, Nikolla Gruevski, Gordana Jankuloska, Martin Protugjer, Mile Janakieski dhe Kirli Bozhinovski, kanë patur informacione për përbërjen e gjykatësve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas këtij portali, votat kanë qenë 2 me 1 në favor të kërkesës së PSP-së, por kryetarja e këshillit e ka njoftuar kryetarin e Gjykatës themelore Shkupi 1, Stojançe Ribarev, dhe ky ka marrë masa që të ndodhë e kundërta.
Portali thekson se gjykatësi është ndërruar me një tjetër nga Manastiri, emri i të cilit nuk bëhet publik, pasi që duhet të jetë i fshehur. Mirëpo, nga gjykata nuk bëjnë të ditur se si dolën emrat e këshillit gjyqësor. Kjo mbase mund të jetë arsyeja e vonimit të vendimit për lëndën ”Titanik” ku u caktua masa e kujdesit për të akuzuarit, por jo edhe paraburgimi./Telegrafi/