Grupet e punës në lidhje me Ligjin e Prokurorisë Publike sot mbajtën takim të shkurtër, në të cilin nuk ishte arritur marrëveshje.
Siç potencuan ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska dhe deputeti Antonio Milloshovski nga OBRM-PDUKM, mes tyre kanë dallime thelbësore në qëndrimet dhe se do të lënë hapësirë në partitë sërish të shqyrtohen të gjitha pikat me qëllim të harmonizimit të tyre.
Para takimit të grupeve të punës ministrja Deskoska, theksoi se nuk mund të jetë optimiste duke e ditur se me kë negocion, por që do të bëjnë gjithçka nga ana e tyre të ketë standarde në ligj dhe do të tregojnë vullnet të mirë aty ku ka hapësirë.
Deskoska tha se kanë vullnet të arrijnë deri atje ku do të përmbahen në suaza të standardeve evropiane dhe se jashtë asaj nuk do të arrijnë.
“Kemi shumë dallime kyçe, procedura për mekanizma mbrojtës, emërim të prokurorit në krye të prokurorisë së re, pastaj nëse në përgjithësi do të ketë prokurori të re – ekziston dallim, dhe e treta është kalimi i çështjeve, udhëheqja e rasteve, do të thotë të bëhet korrnizë juridike solide nëse tashmë e heqim Ligjin e PSP-së, duhet ato punë të rregullohen në mënyrë juridike me qëllim që të mos ketë kurrfarë dyshimi”, tha Deskoska.
Takimi i sotëm i grupeve të punës për ligjin e prokurorisë publike është i pari pas takimit të liderëve Zaev dhe Mickoski i cili u mbajt në fillim të këtij muaji dhe nga i cili nuk doli kurrfarë vendimi./Telegrafi/