Spitalit të Ohrit i hiqet ‘Termini im’ për shkak të faturave të papaguara të internetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Spitali i përgjithshëm nga Ohri tre ditë është pa internet. Përndryshe, interneti është ndërprerë për shkak të faturave të papaguara, duke i’a shtuar kësaj edhe kaosin me sistemin ‘Termini im’. Për shkak të asaj nuk mund të paguhet participimi nga ana e pacientëve sepse i gjithë sistemi është i lidhur dhe funksionon së bashku, njofton ‘Ohrid 1’.
‘Aq sa e di nuk është paguar, prandaj është ndërprerë. Paraqituni në Drejtori t’u infomojnë më shumë’, ishin fjalët e drejetorit të Spitalit Gjoko Taneski. /Telegrafi/