Gjykata Penale në Shkup, ka miratuar një vendim për ndalimin e gjykimit për rastin “Mitëmarrje”, i cili për ryshfet akuzohet kreu i opozitës Zoran Zaev, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Nga gjykata thirrjet e vendimit për faljen janë publikuar në gazetën zyrtare, tha avokati i Zaevit Filip Medarski.
Ai njoftoi se sot do të apelojë kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit, pasi sipas tyre, vendimi është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet.
Nga gjykata Themelore Shkup 1 nuk kanë konfirmuar nëse është dërguar vendimi i cili ndërpret procedurën gjyqësore deri te avokatët e Zaevit.
Zaev është i dyshuar për ryshfet prej 200.000 euro, takimi i cili cilësohet se gjoja duhet të merr paratë nga privatizimi i tokës me një sipërfaqe prej 100 mijë metra katrorë. /Telegrafi/