Site icon Telegrafi

Ndërpritet kandidatura e Kanye West për president të SHBA-ve

Kanye West dhe Kim Kardashian (Foto: Bennett Raglin/Getty Images for WSJ. Magazine Innovators Awards/Guliver)

Kanye West thuhet se është larguar nga gara për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas afro dy javë prej se u publikuan informacionet se do të kandidojë për Shtëpinë e Bardhë.

Steve Kramer, anëtar i ekipit të West, ka thënë të martën mbrëma se pas argëtimeve në Florida, reperi nuk është më në garë për president.

Edhe pse ai nuk i ka treguar arsyet e këtij vendimi, ka pohuar se janë ndërprerë të gjitha aktivitetet në lidhje me fushatën e 43-vjeçarit.

(Foto: Bennett Raglin/Getty Images for WSJ. Magazine Innovators Awards/Guliver)

Për ta siguruar kandidaturën, West është dashur që deri më sot të sigurojë 132.781 nënshkrime.

Lexo po ashtu Kanye West njofton se po kandidon për president në Amerikë

Reperi i njohur kishte njoftuar lidhur me kandidaturën e tij më 4 korrik, ndërsa atë e ka mbështetur publikisht edhe Elon Musk. /Telegrafi/

Exit mobile version