Site icon Telegrafi

Ndërpriten përkohësisht punimet te muri i Mitrovicës

Disa punëtorë të cilat janë duke punuar që nga mëngjesi në murin andej urës së Ibrit e kanë ndërprerë punën përkohësisht.

Ata kanë filluar që ta rrënojnë një pjesë të murit, pasi që kishte tejkaluar gjatësinë e paraparë.

Gazetari i KosovaPress nga Mitrovica raporton se po sot tek muri që po ndërtohet kanë ardhur edhe inspektorë të Ministrisë së Mjedisit me një urdhër për rrënim.

Por, kryetari i Mitrovicës së veriut Goran Rakiq u ka thënë atyre se muri nuk do të rrënohet pasi që është në kuadër të marrëveshjes.

“E para ky nuk është mur por rrethojë e shëtitores. Pastaj ky ndërtim që po bëjmë nuk është në kuadër të revitalizimit të urës së Ibrit, por në kuadër të ndërtimit të një shëtitoreje”, tha Rakiq.

Ndërkohë, punët janë ndalur përkohësisht deri në një vendim tjetër që pritet nga përfaqësues të BE-së në Kosovë.

Exit mobile version