Site icon Telegrafi

Ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm në disa zona të Prishtinës

Kompania e Ujësjellësit Rajonal KUR ”Prishtina”sh.a. njofton të gjithë konsumatorët e lagjes ”Kolovica”, “Sofalia”, “Tasligje” dhe rrugës ”Nazim Gafurri”në Prishtinë, se sot duke filluar nga ora 09:00 do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.

Shkaqet e ndërprerjes së furnizimit me ujë, sipas “KUR Prishtina” janë të natyrës teknike – më konkretisht, dëmtimi i gypit me diametër fi 500 mm, furnizues i të gjitha zonave të lartëcekura.

“Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë të detyruar të ndërpresin furnizimin deri në sanimin e dëmtimit.

Sipas tyre, sanimi mund të zgjasë prej 4-6 orë, prej momentit të ndërprerjes së furnizimit me ujë. /Telegrafi/

Exit mobile version