Site icon Telegrafi

I ndërprehet veprimtaria një klinike private të frytnimit të asistuar mjekësor

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka bërë të ditur se Inspektorati Shëndetësor në bashkëpunim me Policinë ka ndërprerë veprimtarinë e një klinike private shëndetësore të frytnimit të asistuar mjekësor në Prishtinë, për shkak të shkeljes së ligjit.

Ismaili, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se klinikës i është ndërprerë veprimtaria për shkak të shkeljeve të legjislacionit në fuqi për Frytnimin e Asistuar Mjekësor.

Postimi i plotë i Ismailit:

“Inspektorati Shëndetësor në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetime dhe Trafikim me Qenie njerëzore ka bërë të martën një inspektim në një klinikë private në Prishtinë dhe ka gjetur disa shkelje të legjislacionit në fuqi për Frytnimin e Asistuar Mjekësor. Si rezultat, Inspektorati Shëndetësor i ka ndëprerë veprimtarinë shëndetësore të frytnimit të asistuar mjekësor klinikës në fjalë. Interesi financiar nuk mund të vihet mbi shëndetin publik të qytetarëve tanë. Falënderim i veçantë për Policinë e Kosovës për bashkëpunimin në zbulimin dhe ndërprerjen e aktiviteteve joligjore. #BashkëeNdreqim”, ka shkruar Ismaili. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim

Exit mobile version