Telegrafi

Nderohet Albert Bunjaku, sulmuesi i njohur që luajti për Zvicrën dhe Kosovën

Është golashënuesi i parë në histori të Përfaqësueses së Kosovës pas pranimit me drejta të plota në UEFA e FIFA.

Albert Bunjaku nuk do të harrohet kurrë për kontributin e madh që ka dhënë për fanellën dardane dhe për këtë i është dhënë sot një mirënjohje.

Ish-sulmuesi kosovar mund të konsiderohet si një futbollist me fat, pasi ka luajtur për dy ekipe përfaqësuese, Zvicrën dhe Kosovën.

Lexo po ashtu Luajti për Zvicrën dhe Kosovën, legjenda Albert Bunjaku në përkrahje të Dardanëve nga stadiumi: Fitojmë 2-1, kualifikimi ende i mundur

Bunjaku ka bërë një karrierë të bujshme kryesisht ku luajti në futbollin zviceran dhe atë gjerman.

Ish sulmuesi sot ishte në stadium ky iu dha një fanellë dhe afër saj ishte një pankartë në shenjë mirënjohje nga kryetari i FFK-së. Agim Ademi.

Bunjaku u ¥rshënet me mikun e tij Xherdan Shaqiri me të cilin ka luajtur në Kampionatin Botëror 2010.

Ai ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për Kosovën, duke luajtur thuajse të gjitha ndeshjet para pranimit nga 2014-2016, por edhe pas pranimit ishte pjesë e rëndësishme e Dardanëve. /Telegrafi/