Zyrtarët e klubit londinez të Arsenalit nuk e kanë ndërmend ta shkarkojnë trajnerin Arsene Wenger.
Për më tepër ata kanë ndarë 200 milionë funte për transferime gjatë afatit kalimtar të verës.
Sipas The Mirror gjysma parave do të sigurohet duke shitur lojtarët e ekipit të parë.
Kjo gazetë raporton se në listën e largimeve janë Mesut Ozil, Jack Wilshere, Olivier Giroud, Alex Oxlade-Chamberlain, Lucas Perez dhe David Ospina.
Ndryshe, tash e sa kohë kanë filluar protestat e tifozëve anglez, të cilët kërkojnë shkarkimin e francezit pas rezultateve të dobët këtë sezon.