Telegrafi

‘Ndërkombëtarët t’i sanksionojnë shkaktarët e krizës politike në Maqedoni’ (Video)

Sanksionet nga faktori ndërkombëtar për përfaqësuesit politik të cilët thellojnë krizën në Maqedoni do të pasojnë shumë shpejtë. Kështu vlerësuan në emisionin debativ “Arena” analistët Ismet Ramadani dhe Nano Ruzhin, ndërsa analisti Viktor Grozdanov vlerësoi se faktori ndërkombëtar ndërhyn në Maqedoni si në asnjë vend tjetër. Profesori Nano Ruzhin madje tha se protestat për “Maqedoni të Përbashkët” të cilat, sipas tij, kurdisen nga OBRM-PDUKM nuk kanë aspak unifikuese, por përçarëse.

“Ç’është ajo Maqedoni e përbashkët. Maqedoni e përbashkët është vetëm me flamuj të Maqedonisë? Po ne kemi bashkësi tjetër të madhe, kemi dhe bashkësi të tjera, ku janë ata në Maqedoninë e përbashkët. Ju nuk jeni nga OBRM, por OBRM nga parti djathtiste u shndërrua në parti ekstremiste e djathtë, nuk e keni vendin atje, nuk e keni vendin me ekstremistë më besoni”, ka deklaruar analisti Nano Ruzhin.

Ndërsa, analisti Ismet Ramadani, vlerëson se provokimet e OBRM-PDUKM-së ndaj shqiptarëve janë të vazhdueshme dhe nënçmuese. Sipas Ramadanit provokimi i Johan Tarçullovskit si anëtar i Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime në Kuvend, është shumë fyes për të gjithë shqiptarët.

“Pse në atë komision për zgjedhje dhe emërime është Tarçullovski, a e ka vendin në atë komision që ai të vendos edhe për kuadro në Kuvend”, ka thënë Ismet Ramadani, analist.

“Nëse flasim për këtë, ka shumë njerëz që nuk e kanë vendin në Kuvend”, u shpreh Viktor Grozdanov, analist.

“Jo, nëntë vjet në Hagë, ky është provokim i pastër, e para nga Nikolla Gruevski është provokim për BDI-në, Provokim për shqiptarët, provokim për Lubotenin, provokim për njerëz e dëmtuar”, deklaroi Ramadani, raporton TV Shenja.

Ndërsa, analisti Viktor Grozdanov tha se maqedonasit ndjehen tepër të ofenduar nga ndërhyrja e shteteve të huaja në politikëbërjen e vendit. Por, sipas tij edhe më ofenduese është kur të premtohet ajo që nuk mund të jepet.

“Edhe më i ofenduar do të ndjehesha kur do ta dija se kur dikush që më ofron ndonjë ardhmëri më të mirë të më tregojë se atë që unë e kërkojë nuk mund ta fitojë, sepse nuk mund të bëjë shumicë e dy të teretës për shkak se ata që ma japin nuk do të votojnë asnjëherë sepse ashtu e kanë taktikën”, ka deklaruar Viktor Grozdanov, analist.

Analistët RamAdani dhe Ruzhin potencuan se akuzat ndaj Gruevskit dhe Ivanovit nga mediat ndërkombëtare tregojnë qartë se shtetet si Gjermania dhe Austria janë të zhgënjyera nga OBRM-PDUKM, të cilën e kanë edukuar politikisht dhe intelektualisht, por u ka dalë rezultat tërësisht i kundërt. /Telegrafi/