Telegrafi

Ndërhyrje e tmerrshme në të, Matheus Cunha reagon dhe zbulon plagët në trupin e tij

Ekuador – Brazil ka qenë një ndeshje e ‘çmendur’, me kartonë të shumë dhe rivalitet të madh në fushë.

Një ndeshje që përfundoi baras 1-1 derisa u panë shtatë kartonë të verdhë dhe dy të kuq.

Kartoni i parë i kuq shkoi për portierin e vendasve Dominguez i cili bëri një ndërhyrje të tmerrshme ndaj sulmuesit brazilian Matheus Cunha.

Dominguez  e goditi me thumbat e këpucëve të tij sportive në qafë sulmuesin brazilian dhe gjyqtari e përjashtoi menjëherë nga loja.

Tani ka ardhur reagimi i brazilianit në rrjetet sociale, duke falënderuar të gjithë për mesazhet e shumta dhe ka konfirmuar se është mirë.

Madje Cunha e ka marrë me sportivitet këtë, pasi ka shkruar se nuk e di se si do t’ia shpjegoj këtë gjë në shtëpi.

“Faleminderit për mesazhet, jam mirë, thjesht nuk e di si do t’ua shpjegoj në shtëpi këtë”, ka shkruar Cunha në llogarinë e tij në Instagram.

Gjithsesi Cunha ka shpëtuar mirë, edhe pse shenjat nga ndërhyrja e tmerrshme vazhdon t’i ketë në trup. /Telegrafi/